(VIDEO) Liderët urojnë Erdoganin, Shkupi festoi për fitoren

(VIDEO) Liderët urojnë Erdoganin, Shkupi festoi për fitoren

Fitorja e presidentit Rexhep Taip Erdogan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Qindra qytetarë turq dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut u mblodhën para xhamisë së Murat Pashës në Shkup. Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Türqisë.

Ndërkohë, sot liderë të shumtë shtetërorë dhe të partive politike kanë uruar presidentin Erdogan. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin Rexhep Taip Erdogan për mandatin e ri presidencial duke theksuar se Мaqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë vazhdojnë miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet vete.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Urime Rexhep Taip Erdoganit për mandatin e ri presidencial. Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik dypalësh dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s”.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjithashtu ka uruar Erdoganin për rizgjedhjen dhe fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Ai potencon se Erdogan është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut.

Urime kanë dërguar edhe krerët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi.

Urime dedikuar presidentit të Turqisë dërguan edhe liderët e rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama. Edhe liderët botëror uruan Presidentin e Turqisë. Këtu përfshihen presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Miche, presidentја е Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

Erdogan fitoi presidencën e Turqisë me 52,14 % të votove në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Rivali i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu mori 47.86%të votave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING