(VIDEO) Kuvendi shkarkoi ministrat nga radhët e partisë Alternativa

(VIDEO) Kuvendi shkarkoi ministrat nga radhët e partisë Alternativa

Tre ministrat e mëparshëm të Qeverisë nga radhët e Alternativës sot janë shkarkuar nga pozitat e tyre. Ish-ministri i Shëndetësisë  Bekim Sali, ish-ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës  Admirim Aliti dhe ish-ministri i ngarkuar me diasporën  Xhemail Çupi janë shkakrkuar sot në Kuvend. Nga 105 deputetë të pranishëm, 65 deputetë votuan “pro” shkarkimin e Salit dhe nuk pati asnjë “kundër” apo “abstenim”. Për shkarkimin e Alitit dhe Çupit, kishte 64 vota “pro” dhe një “kundër”.

Martin Kostovski, deputet i LSDM-së, në konferencën e sotme për shtyp pas shkarkimit të ministrave tha se ky votim në Kuvend dëshmoi se shumica parlametare ka progres dhe se dështuan të gjitha deklaratat e rrejshme të Mickovskit se do të ketë shumicë parlamentare të re dhe se Qeveria do të rrëzohet.

MARTIN KOSTOVSKI, DEPUTET I LSDM-SË

“Me 65 vota pro në Kuvend sot u vërtetua e gjithë ajo për të cilën fliste LSDM-ja bashkë me partnerët e koalicionit dhe ajo është që shumica parlamentare ka progres. E gjithë ajo që VMRO-DPME u përpoq ta paraqes si të vërtetë ra në ujë. Fatkeqsisht për shkak të bllokadave nga VMRO-DPMNE në mënyrë të panevojshme u humbën këto 10 ditë në Kuvend, në vend të debateve dhe argumente dëgjuam fyerje dhe ofendime”.

Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme tha se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk votoi për shkarkimin e ministrave në këtë riformatim të Qeverisë, sepse sipas tyre ashtu si një vit më parë edhe tani kemi një situatë të arnimit të shumicës pa një qëllim të qartë, pa program dhe pa vizion.

NIKOLLA MICEVSKI KORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ajo që do të thoshte populli është një situatë në të cilën nga njëra anë po tërbohen dhe nga ana tjetër mazhoranca qeverisëse po i copëton, sepse thjesht legjitimiteti i qytetarëve tashmë ka humbur plotësisht. Krijimi i shumicës në Parlament dhe ndryshimi i saj nuk është i bazuar në parime, por një absurditet i thjeshtë i “pazar 3” që duhet t’i japë jetë edhe për disa muaj kësaj Qeverie të vdekur klinikisht të Kovaçevskit”.

Seanca për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë filloi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt. Në rendin e ditës sot janë katër pika dhe shkarkimi i tre ministrave ishte vetëm pika e parë. Kjo nënkupton se ende do të diskutohet dhe votohet zgjedhja e anëtarëve të rinj të qeverisë: Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informative dhe Kaja Shokova, ministre e Ambientit Jetësor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING