(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për shkarkimin e ministrave të Alternativës

(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për shkarkimin e ministrave të Alternativës

Në Kuvend edhe sot po vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë, ku ende nuk ka përfunduar pika e parë e rendit të ditës, për shkarkimin e ministrave nga partia Alternativa. Edhe gjatë seancës së sotshme nuk munguan akuzat nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, e cila tashmë ka katër ditë që diskuton dhe  replikon me paritë në pushtet. Nga VMRO thonë se nëse dikush duhej të shkarkohej ai është kryeministri dhe jo ministrat.

Silvana Angellevska, deptete e VMRO-së

“Thelbi i gjithçkaje  që ka ndodhur këto dy javët e fundit është që qeveria nuk ka një shumicë stabile dhe prandaj po ndodh kjo dramë. Kjo është një matematikë mes Kovaçevskit dhe Aleancës, fakti që nuk keni 61 deputetë, dhe nuk keni asnjë deklaratë që nuk thoni se VMRO-DPMNE  është pengesë tregon se ju nuk keni shumicë”

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe sot ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile dhe më e madhe se sa ka qenë deri më tani. Sipas tij, arsyeja se përse po zvarritet shkrkimi I ministriave të Alternativës është  përshkak se shumë deputet të opozitës janë paraqitur për diskutim.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk zvarritet diskutimi nga ana ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme. Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim. Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”

Ndërsa, pikat e tjera të seancës për riformatimin e Qeverisë janë: propozimi për zgjedhjen e përfaqësuesve të Qeverisë, propozimi për shkarkimin e zëvendës ministrave dhe propozimi për emërimin e zëvendës ministrave, të cilat pritet të miratohen ditëve në vijim.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING