(VIDEO) KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë 17 milionë euro

(VIDEO) KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë 17 milionë euro

Zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në prill dhe maj do t’i kushtojnë shtetit gati 17 milionë euro deklaroi nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ditëmire Shehu. Ajo në seancën e sotme të KSHZ sqaroi se mbi gjashtë milionë euro do të shpenzohen për organizimin e zgjedhjeve, duke siguruar materiale konfidenciale dhe jokonfidenciale transport, kompensim monetar për organet zgjedhore. Për reklama politike të paguara për zgjedhjet e dyfishta janë planifikuar 656 milionë denarë.

DITMIRE SHEHU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

“Do të deklaroj se sa mjete do të shpenzohen për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse për zgjedhjet presidenciale do të përdoren më shumë mjete në pjesën e reklamave politike me pagesë.  Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë nga dy euro për votues të regjistruar,  gjithashtu nga një euro kandidatët që do të jenë në raundin e dytë. Edhe për zgjedhjet parlamentare të gjithë pjesëmarrësve iu takon nga dy euro për çdo votues të regjistruar”.

Në seancën e sotme të 73-të, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve njëzëri i miratuan vendimet e propozuara lidhur me organizimin e zgjedhjeve të dyfishta. Shehu tha se anëtarët dhe punonëtorët e KSHZ-së janë duke u përgatitur për një vit që zgjedhjet e dyfishta të zhvillohen në një atmosferë të drejtë, demokratike dhe të jenë të sigurta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING