(VIDEO) KSHZ: Në zgjedhjet e dyfishta qytetarët mund të votojnë vetëm një herë!

(VIDEO) KSHZ: Në zgjedhjet e dyfishta qytetarët mund të votojnë vetëm një herë!

Në zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, qytetarët kanë të drejtë vetëm njëherë të

Në zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, qytetarët kanë të drejtë vetëm njëherë të paraqiten nëpër vendvotime.  KSHZ-ja miratoi udhëzuesin, ku qytetarët njoftohen se nëse vendosin të votojnë vetëm për një palë zgjedhje, më pas nuk mund të ndërrojnë mendje dhe sërish të kthehen për të votuar për zgjedhjet tjera. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për MIA, theksoi se me rëndësi është që qytetarëve t`u sqarohet se kanë të drejtë për të votuar për dy llojet e zgjedhjeve ose vetëm për parlamentaret dhe presidencialet.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI

“Qytetari mund të vijë vetëm një herë dhe të votojë për të dyja palët e gjedhjeve. Procedura është si vijon:  Kur vjen jep letërnjoftimin, shkon në identifikimin biometrik, rrethohet në listë dhe i japin fletëvotime për të votuar”.

Por, me rëndësi për qytetarët është se kur në vendvotime do të pyeten, të kenë përgjigje të saktë nëse do të votojnë vetëm për një palë zgjedhje apo në zgjedhjet e dyfishta. Kjo është e rëndësishme pasi për zgjedhjet presidenciale ekziston cenzusi prej 40%. Kreu I KSHZ-së mendon se më së shumti do të votohet për dy zgjedhjet, por mundet që të ndodh vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi dihet se jehona dhe interesi është më I amdh për parlamentaret.

Kreu I KSHZ-së ka theksuar se natën e 8 majit, rezultatet e zgjedhjeve mund të dihen deri në mesnatë, duke marrë parasysh ndryshimet që KSHZ-ja I ka bërë gjatë periudhës së kaluar, por edhe përvojës me zgjedhjet paraprake.

Zgjedhjet e 11-ta me rradhë parlamentare mbahen më 8 maj bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presideciale. /SHENJA/

 

MARKETING