(VIDEO) Kryesia e BDI-së për “Grupin e Zjarrtë”: Na vjen keq që u vetëlarguan!

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dhënë detaje për takimin djeshëm në Reçicë të Vogël. Është njoftuar se pas një shqyrtimi dhe diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Kryesisë Qendrore kanë arritur në konkluzione unanime lidhur me çështjet kryesore. Theksohet se rruga e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian nënvizon domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kryesia ka njoftuar se pika e dytë ka qenë diskutimi për zhvillimet e mbrendshme partiake.

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim

“Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetëlargim nga Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendim që ata e morrën në mbledhjen e KQ në 1 Prill 2023”

Është njoftuar gjtihashtu se Kryesia Qendrore ka zyrtarizuar vendimin për procesin e ardhshëm zgjedhor në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim që do të mbahet në 2 Korrik 2023. Këto zgjedhje brenda degëve të BDI-së që do të mbahen sipas parimit “një anëtar një votë”, do të shërbejnë si platformë për vendimmarrje kolektive.

Ndërkohë dje para takimit që e zhvilluan  në selinë e saj në Reçicë të Vogël në Tetovë,  kreu i partisë Ali Ahmeti tha se brenda nuk bisedojnë për shkarkime, siç përflitet për grupin e zjarrit, por për nisjen e zgjedhjeve nëpër degët partiake.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Nuk ka të bëjë diçka me shkarkime apo ngarkime, ka të bëjë me konsulta. Konsulta mbi zhvillimet për fillimin e zgjedhjeve në BDI, zgjedhjet lokale nëpër degë dhe mobilizimin e koordinatorëve, të shefave të shtabeve zgjedhore. Është një proces që e keni përcjellë më herët”.

Ahmeti tha se BDI ka qenë, mbetet dhe do të jetë parti dhe avangardë e çështjes kombëtare në vend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING