(VIDEO) Krerët qeveritarë: Po realizojmë politika të qëndrueshme ekonomike

(VIDEO) Krerët qeveritarë: Po realizojmë politika të qëndrueshme ekonomike

Gjatë një takimi në  Washington të zëvendësministrit të Financave, Filip Nikolloski, së bashu me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN),  drejtorin ekzekutiv, drejtorin ekzekutiv alternativ, si dhe drejtorin e FMN-së për Europën , theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut, vazhdon të zhvillojë politika të qëndrueshme ekonomike. Ata thanë se politika fiskale ka reaguar në mënyrë adekuate në përballimin e krizës, ndërsa pikësynimi i vendosur për konsolidim fiskal në periudhën e ardhshme përmes kursimeve dhe përkrahjes më të madhe të ekonomisë me investime, sipas tyre është bazë për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhë afatmesme.

FILIP NIKOLLOSKI, ZËVENDËSMINISTËR I FINANCAVE

“Qeveria vazhdon përkushtimin ndaj reformave që janë kruciale për progresin dhe arritjen e normave më të larta të rritjes ekonomike dhe integrimit të përshpejtuar në BE. Vijojmë drejt rrugës së konsolidimit gradual fiskal, uljes së deficitit buxhetor, rritjes së mjeteve për investime publike, nxitjes së rritjes ekonomike, si dhe arritjes së normave mesatare të rritjes prej 5%”.

Prezente gjatë këtyre takimeve ishte edhe guvernatorja, Anita Angellovska-Bezhoska dhe delegacioni maqedonas, ku ata theksuan angazhimin e tyre në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik përmes politikave të përshtatshme monetare dhe makroprudenciale. Përfaqësuesit e FMN-së inkurajuan vazhdimin e këtyre përpjekjeve dhe nevojën për një qasje të kujdesshme ndaj rreziqeve të mundshme.

Ndërkohë, diskutimet me autoritetët përkatës të FMN-së shënuan një bashkëpunim të thellë mes Bankës Popullore të Maqedonisë dhe institucioneve ndërkombëtare për të siguruar stabilitetin ekonomik dhe financiar në rajon. /SHENJA/

 

MARKETING