(VIDEO) Kovaçevski: Sulmi në veri të Kosovës është agjenda e dikujt që synon të nxisë luftë mes fqinjëve

(VIDEO) Kovaçevski: Sulmi në veri të Kosovës është agjenda e dikujt që synon të nxisë luftë mes fqinjëve

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Мbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në daljen për media, dënuan sulmin në Kosovë dhe thanë se dialogu duhet të vazhdojë. Kovaçevski deklaroi se pas incidentit në Kosovë qëndron agjenda e dikujt me synimin për ta parë rajonin sërish si zonë përplasjesh mes fqinjëve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ne kemi ushtarët tanë që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë dhe dje kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Duhet hetim i menjëhershëm për të parë autorët, motivet dhe urdhëruesit e këtij akti negativ në fshatin Banjskë”.

Kovaçevski bën apel për de-eskalimin e situatës për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike dhe thotë se çelësi është përshpejtimi i integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor si e vetmja mënyrë për të siguruar progres dhe stabilitet dhe për të reduktuar ndikimin e palëve të treta destabilizuese.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska deklaroi se autoritetet maqedonase po e përcjellin me vëmendje situatën në Kosovë jo vetëm si fqinj i ynë, por edhe si anëtare e Aleancës që merr pjesë me trupa në misionin e KFOR-it.

SLLAVJANKA PETROVSKA MINISTRE E MBROJTJES

“Si ministre e Mbrojtjes e dënoj absolutisht sulmin e policisë së Kosovës. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe shpresoj për shërim të shpejtë të të lënduarve. Por, ky është vetëm një tregues apo provë tjetër, Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë intensivisht në dialog derisa të jetë tepër vonë”

Ajo tha se përgjegjësia e secilit që është në pozita politike në momente të caktuara është që të marrë vendime që do të sjellin paqe dhe prosperitet për qytetarët dhe nuk do të krijojnë konflikte dhe përçarje.

Lidhur me atë se a rrezikohet siguria e vendit tonë nga situata në Kosovë, Kovaçevski dhe Petrovska thanë se  gjendja e sigurisë në vend është stabile. Sipas tyre këtë e garanton edhe fakti se jemi anëtare të NATO-s.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING