(VIDEO) Kovaçevski: Mund të kemi takim liderësh në lidhje me ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Kovaçevski: Mund të kemi takim liderësh në lidhje me ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë për takim të ri të liderëve politik në Maqedoninë e Veriut ku mes tjerash do të diskutohej edhe çështja e ndryshimeve kushtetuese. Kovaçevski tha se për momentin nuk ka ndonjë plan të tillë por që është i gatshëm për takime.  Kryeministri theksoi se tani është koha që të veprohet në rrugën drejt BE-së e jo të jepet vetëm mbështetje në mënyrë deklarative.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces që ka kornizën e saj, kornizë që është shkrua me ligj, me Kushtetutën e shtetit, në cilën mënyrë bëhen ndryshime kushtetuese, ky proces kërkon përfshirje të ekspertëve dhe politikës që do të thotë se në nivel politik normal që ka bisedime, për këtë ka nevojë për konsensus më të gjerë shoqërorë dhe politik”

Kovaçevski tha se deri në muajin nëntor mund të bëhen shumë punë pozitive dhe secili duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ndërsa, opozita maqedonase vazhdon të mbetet në qëndrimin e tyre se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe jo ndryshime kushtetuese.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Qëndrimi jonë është i njëjtë dhe mos prisni të ndryshojë. Parlamenti nuk ka mandat  për ta ndryshuar Kushtetutën. Opozita nuk ka ndaluar asnjëherë para qytetarëve të thotë se do të ketë ndryshime kushtetuese, kështu që një orë  e më parë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Micskoski thotë se vendi duhet që të mbajë sa më parë zgjedhje të parakohshme, përndryshe VMRO-ja me ndihmën e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së do ta lëshojnë parlamentin.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING