(VIDEO) Korridori 8 dhe 10 në vitin 2019?! Shtyhet përfundimi i projekteve të mëdha të vendit
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski ka paralajmëruar shtyrjen e përfundimit të projekteve të lidhura me korridoret. Prerja e shititit për këto projekteve strategjike nuk do të mund të bëhet të paktën deri në dhjetor 2029.
Në arsyetimin e tij, Nikollovski deklaroi se shtyerja bëhet për faj të ish qeverisë e cila për dy vite sa ishin në pushtet nuk kanë punuar dhe nuk kanë kontribuar për përfundim sa më të shpejtë të këtyre projekteve të rëndësishme.
ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI – MINISTËR I TRANSPORTIT
“Për këtë në muajin nëntor kemi marrë njoftim zyrtar nga inxhinieri mbikëqyrës, i cili kërkoi zgjatje të afatit për përfundimin e projektit për të paktën dy vite, sepse duhej të kompensoheshin ato dy vite të humbura nga qeveria e mëparshme dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta bëjmë këtë, kështu që afati do të shkojë të paktën deri në dhjetor 2029, gjë që nuk do të thotë se projekti nuk do të përfundojë edhe më herët”
Ndonëse Nikollovski paralajmëroi shtyrjen e projekteve, për kryeministrin Mickoski ndërtimi i Korridoreve dhe autostradave moderne, mbetet prioritet strategjik.
Mickoski ka njoftuar gjithashtu se po punohet intensivisht edhe për lidhjen e gazsjellësit me Greqinë, dhe këtë javë do të shpallet tenderi për gazsjellësin për në Serbi.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Ndërtimi i autostradave moderne, modernizimi i hekurudhës, zhvillimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë përgjatë Korridorit 10, si dhe lidhja e energjisë përmes linjave të reja të transmetimit dhe tubacioneve të gazit, janë pjesë e një procesi më të gjerë strategjik. Po punohet intensivisht edhe për lidhjen e gazsjellësit me Greqinë, dhe këtë javë do të shpallet tenderi për gazsjellësin për në Serbi, për të cilin tashmë janë marrë të gjitha mendimet e nevojshme. Lidhja e gazsjellësit nga Selaniku në Shkup është gjithashtu në funksion”.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet qeveritare akuzojnë ish Qeverinë për mos veprim në ndërtimin e korridoreve të paralajmëruara nga koha kur kryeministër ishte Kovaçevski.
Mevludin Imeri /SHENJA/

