(VIDEO) Kongresi llogaridhënës i LSDM-së, Kovaçevski pret debat konstruktiv

(VIDEO) Kongresi llogaridhënës i LSDM-së, Kovaçevski pret debat konstruktiv

Lidhja Socialdemokrate mbajti Kongresin e partisë, në të cilin tema kryesore ishte disfata në zgjedhjet e 8 majit. Para se të filloj Kongresi, kryetari i dorëhequr Dimitar Kovaçevski u shpreh se gjithashtu do të diskutohet për punën e partisë në këto 7 vite qeverisje.

Në pyetjen se a pret sulme direkte nga antarët e partisë për udhëheqjen e LSDM-së dhe disfatën që e pësoi partia në zgjedhje, Kovaçevski u përgjigj se pret debat të hapur për të gjitha çështjet që kanë ndikuar në rezultatet zgjedhore.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Atë  që e kisha për ta thënë, e thash edhe më 8 maj edhe në ditën kur zyrtarisht u tërhoqa nga funksioni i kryetarit të LSDM-së më 22 maj. Pres debat të hapur dhe të bisedohet në mënyrë konstruktive për të gjitha çështjet që ndikuan në rezultatin zgjedhor në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e vitit 2021, sepse atëherë nuk është mbajtur Kongres llogaridhënës. Delegatët do të kenë për çfarë të bisedojnë”.

Kryetari i deritanishëm i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pas disfatës në zgjedhje, në seancë të Këshillit Ekzekutiv të mbajtur më 22 maj, edhe zyrtarisht e vërtetoi tërheqjen nga funksioni të kryetarit të LSDM-së dhe bëri thirrjen e Kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Kandidimi për kryetar të LSDM-së ka përfunduar më 6 qershor. Brenda afatit kohor, kandidaturat e tyre i dorëzuan ish ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtori i Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik Jovan Despotovski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Qeverinë teknike Aleksandar Bajdevski.

Zgjedhjet e brendshme partiake për kryetarin e ri të LSDM-së, do të mbahen më 30 qershor.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING