(VIDEO) Këshilli Ekonomiko-Social të hënën do ta përcaktojë vlerën e pagës minimale

(VIDEO) Këshilli Ekonomiko-Social të hënën do ta përcaktojë vlerën e pagës minimale

Këshilli Ekonimiko-Social të hënën do ta përcaktojë vlerën e pagës minimale. Kështu bëri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Sipas saj, shuma e re e pagës minimale do të përfshihet në përllogaritjet e punëdhënësve për pagat e muajit mars që do t’uа paguajnë punjonjësve të tyre.

Jovanka Trençevska

“Vendimi për vlerën e pagës minimale merret pikërisht në Këshillin Ekonomiko-Social, pastaj publikohet në Gazetën Zyrtare, që të munden punëdhënësit t’i harmonizojnë pagat të cilat do t’i paguajnë për muajin mars me vendimin, gjegjësisht me vlerën e pagës minimale”

Këshilli ekonomiko-social është organ trepalësh, i themeluar nga Qeveria dhe partnerët social për të zvilluar dialog social me qëllim të krijimit të kushteve për stabilitet ekonomik dhe social.

Në gjysmën e parë të këtij viti pritet që në procedurë qeveritare të hyjë edhe Ligji i ri për Marrëdhënie Pune për të cilën po zhvillohen takime dhe diskutime me të gjitha palët e prekura. Trençevska në një intervistë për MIA-n tha se deri më tani janë mbajtur 10 debate për këtë ligj.

Jovanka Trençevska

“Sapo të përfundojnë të gjitha debatet, do të ulet grupi i punës, i cili është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dhe do t’i përfshijë të gjitha propozimet konstruktive të mara nga debatet. Ligjin do ta publikojë në ENER, kështu që publiku, sindikatat, punëdhënësit do të munden të japin komente shtesë, që para se të shkojë në Qeveri teksti të harmonizohet dhe të jetë i pranueshëm edhe për sindikatat edhe për punëdhënësit”

Ligji i ri për marrdhëniet e punës parashikon ndryshime në pushimin e lehonisë, ministrja sqaroi se draft-versioni i Ligjit të ri nuk parashikon shkrutimin e pushimit të lehonisë, por është paraparë, afati aktual të zëvendësohet me tre të reja, amtare, atërore dhe prindërore.

Ndërsa për rritjen e pensioneve, Trençevska, tha se me pagesën e pensionit për muajin mars, i cili bëhet në fund të marsit, të gjithë pensionitët do të kenë rrtije të pensioneve për 8.4 për qind. Nëse dikush merr pension 14.000 denarë do të ketë rritje për 1.200 denarë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING