(VIDEO) Keqpërdorime te fondi pensional, mbi 200 persona kanë marrë paga pa shkuar në punë

Mbi 200 persona kanë marrë paga nga fondi për sigurim pensional dhe invalidor ndërsa nuk kanë shkuar në punë, tregojnë të dhënat e entit shtetëror të revizionit. Sipas raportit të Entit vitin e kaluar në FSPI janë punësuar 206 persona me kontratë në kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, për të cilët Fondi kishte siguruar pëlqim nga Ministria e Financave për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilët janë shpenzuar mbi 800.000 euro
ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
“Nuk ka evidencë për prezencën e personave të punësuar, për këtë arsye ekziston mundësia e pagesës së mjeteve për personat që nuk kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të punës dhe nuk kanë kryer detyrat e tyre të punës. Kontratat nuk parashikojnë obligim për personat e angazhuar që të paraqesin raporte për punën e kryer, gjë që nuk ofron siguri për përmbushjen e detyrave të tyre të punës dhe detyrimeve për të cilat janë të angazhuar, ku shumica e kontratave nuk janë nënshkruar nga kryerësit e obligimeve”.
Gjithashtu theksohet se Fondi Pensional vitin e kaluar ka grumbulluar rekord prej 63 miliardë denarëve kontribute, por më shumë se 30 % nga mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve janë mbuluar nga transferet shtetërore dhe arsyeja për këtë është numri i pamjaftueshëm i personave të siguruar aktiv , ku shpenzimet për një pensionist mbulohen mesatarisht nga dy të punësuar. Sipas raportit, Fondi Pensional prej vitesh po përballet me mungesë të stafit profesional, veçanërisht në sektorët kyç, si njësitë rajonale, departamenti i IT-së dhe revizioni i brendshëm.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/