(VIDEO) Kasami: BDI e ka humbur busullën, është pa kokë

Pas paralajmërimeve nga kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim për krizë politike dhe bojkot të zgjedhjeve lokale nëse preket gjuha shqipe nga Gjykata Kushtetuese, ka folur sot Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili ka lëshur një sërë kritikash për BDI-në. Kasami thotë BDI e ka humbur orientimin politik dhe nuk mund të pretendojë të mbrojë interesat e shqiptarëve pa u ballafaquar me korrupsionin brenda saj.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“BDI po shifet se e ka humbur busullën, janë pa kokë, unë e thashë edhe në një rastë tjetër, po e përsërisë edhe këtu, ata veç tentuat që të bëjnë krizë politike, por nga tenda dolën kokë ulur. Edhe një herë po e përsëri, duhet të pastrojnë me krimin dhe korrupsion nga rradhët e tyre. Nuk mundet Blerim Bexheti që me vite ka qenë në pozita dhe ka indikacione të cilat e inkrimonojnë edhe atë në raste të dyshimta korruptive që të flas për krizë politike”.
Ndërkaq, sa i përket gjuhës shqipe, Kasami tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me çështje politike dhe ka shumë çështje të tjera që duhet t’i zgjidh”, duke shtuar se, ligji për gjuhën shqipe nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve, ndërkohë që uroi që kushtetuesja të sjell vendim në interes të shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Ne e kemi thënë edhe më herët që Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me çështje politike. Sigurisht që ligji si i tillë nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve por duhet të implementohet dhe ne besojmë që Gjykata Kushtetuese ka çështje tjera shumë të rëndësishme që duhet t’i zgjidh. Në këtë drejtim, po të ketë çfarë do diskutimi sa i përket ligjit për gjuhët, uroj që Gjykata Kushtetuese të sjell vendime në drejtim të implemenitmit të të njëjtit dhe sigurisht që ky ligj të jetë praktik dhe i implementueshëm dhe në interest ë shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”.
Më 20 mars Gjykata Kushtetuese do të ketë seancë përgatitore për Ligjin e gjuhëve.
Samir Mustafa /SHENJA/