Arsimi dhe Sileksi ndajnë pikët, Tikveshi triumfon ndaj Bregallnicës

Arsimi dhe Sileksi ndajnë pikët, Tikveshi triumfon ndaj Bregallnicës

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA.  Arsimi i Çegranit dhe Sileksi janë ndarë në barazim 1:1, në një ndeshje ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, në minutën e 46-të, Xhemaili shënoi autogol për epërsinë 0:1 të mysafirëve, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Gaje barazoi rezultatin në 1:1 për vendasit. Në ndeshjen tjetër të ditës, Tikveshi shënoi fitore bindëse 3:0 ndaj Bregallnicës.

MARKETING

Shik.mk

Vëmendja të dielën do të jetë te përballja mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës, si dhe te dueli mes Sileksit dhe Vardarit. Xhiroja e nëntë do të përmbyllet të hënën me ndeshjen mes Bashkimit dhe Strugës. /SHENJA/

MARKETING