(VIDEO) Ka filluar mjekimi me ilaçin “Trikafta” për tetë pacientë me sëmundjen fibrozë cistike

(VIDEO) Ka filluar mjekimi me ilaçin “Trikafta” për tetë pacientë me sëmundjen fibrozë cistike

Ditën e nesërme fillon mjekimi me “Trikafta” për tetë pacientë, ndërsa ka mjete financiare për të sigurar edhe për katër të tjerë.  Drejtoresha në Klinikën Universitare për Sëmundjen e Fëmijëve, Stojka Fustiç, tha se pas arritjes së ilaçit në Klinikën Universitare ka filluar pranimi i pacientëve që duhet të fillojën terpainë. Sipas saj, në Klinikë janë pranuar 6 pacientë, ndërsa në Klinikën Universitare të Pulmologjisë do të trajtohen dy pacintë të cilët janë në gjendje më kritike.

Stojka Fustiç, specialiste e fibrozës cistike

“Që nga mëngjesi i sotshëm kemi pranuar gjashtë pacientë dhe dy pacientë të djerë do të referohen në Klinikën e Pulmologjisë. Presim të fillojmë terapinë këto ditë, disa prej tyre nesër. Dy nga pacientët janë në gjendje kritike, dhe ato do të trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë”

Nga tetë pacientët për të cilët tashmë ka mbërritur terapia, shtatë janë të rritur, mbi moshën 18 vjeçare, dhe një fëmijë. Drejtoresha bëri të ditur se do të bëjën përpjekje që së shpejti të ofrojnë terapi edhe për katë pacientë të tjerë, që do e marrin me çmim më të ulët.

Stojka Fustiç, specialiste e fibrozës cistike

“Kemi marrë një çmim më të ulët se sa pritej. Kemi paraqitur kërkesë në Fondin e Shëndetësisë që të përfshihen edhe katër pacientë”

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se pacintët janë në fokus të angazhimit të tyre si Ministri e Shëndetësisë, dhe se në bashkëpunim me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski po kërkohen zgjidhje edhe për të tjerët të prekur nga sëmundja e fibrozës citsitke.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjtiha institucionet kompetente zgjidhi çështjen më urgjente të kësaj kategorie të pacientëve dhe presim që me këtë terapi të përmisohen ngjeshëm cilësia e jetës së pacientëve me fibrozë cistike”

Të gjithë pacientët do të pajisen me terapi për një vit të tërë. Pacientët do të marrin tableta një herë në muaj dhe nuk do t’u kërkohet të qëndrojnë në spital. Terapia përfshin marrjen e dy tabletave në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

MARKETING