(VIDEO) Juglindja e vendit në fazën e portokalltë, autoritetet me apel për kujdes

(VIDEO) Juglindja e vendit në fazën e portokalltë, autoritetet me apel për kujdes

Juglindja e vendit, si Gjevgjelia, Bogdanci, Valandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazën e portokalltë. Qendra e Menaxhimit të Krizave apelon të respektohen rekomandimet e Qeverisë Teknike. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, si Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit pritet të ndihmojnë personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehët, ndërsa disa nga rekomandimet, vlejnë edhe për punëdhënësit.

Rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas planit të veprimit të Ministrisë, për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës për territorin e këtyre qyteteve.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Rekomandohet që grupet më të rrezikuara të popullsisë, pra gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga detyrimet e punës. Në kopshte nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxjerrën jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë”.

Gjatë këtyre dy ditëve është paralajmëruar se edhe rajoni i Shkupit dhe ai i Vardarit do të preken me temperatura të larta, por nga faza e verdhë, në të cilën do të zbatohen rekomandimet e përgjithshme të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke marrë parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria u kujton punëdhënësve detyrimin për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë. /SHENJA/

 

 

MARKETING