(VIDEO) Izraeli në flakë, kërkon ndihmë nga e gjithë bota!

Një zjarr i cili nisi mëngjesin e 30 prillit, në zonat pyjore mes Tel Avivit dhe Jerusalemit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe kushteve të thata. Sipas autoriteteve izraelite, raportohet të jenë prekur rreth 12 mijë hektarë. Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka shpallur situatën si një “emergjencë kombëtare”. Izraeli po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më shkatërruese në historinë e tij. Sipas Agjencisë Anadollu zjarret vazhdojnë në 11 pika zjarret pyjore.
119 ekipe zjarrfikëse dhe 10 aeroplanë zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë zjarrin në rajonin malor të Kudsit, përkatësisht në 11 pika ku vazhdon zjarri. Lidhur me thirrjen e Izraelit për ndihmë ndërkombëtare për shkak të zjarreve që nuk u arritën të vendosen nën kontroll, thuhet se pritet që brenda ditës të mbërrijnë tetë aeroplanë zjarrfikës nga Administrata Qipriote Greke e dhe Italia.
Kreu i Këshillit rajonal Avishai Cohen, tha se ekziston mundësia që zjarri të përshijë zonat e banuara. Ndër të tjera, njoftoi se ata kanë evakuuar afër 10 mijë njerëz dhe se u kanë ofruar atyre shërbime strehimi. Nga ana tjetër, në lajmin e gazetës Times of Israel thuhet se ata që u evakuuan nga zona Mevo Horon për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre pas 18 orësh.
Shkaku i saktë i zjarreve ende nuk është përcaktuar, por autoritetet po hetojnë mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme. Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në zjarrvënie.
Emine Ismaili /SHENJA/