(VIDEO) Inspektorëve të tregut do t’u rriten kompetencat
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e rrjetevе më të mëdha të supermarketeve në vend, ka bërë të ditur se kanë ardhur në përfundim se ka hapësirë për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore. Ai potencoi se që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë zvogëlim të çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore bazë.
KRESHNIK BEKESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Bëhet fjalë për diku rreth 50 produkte ushqimore kryesisht si fazë e parë ku pritshmëritë e Ministrisë së Ekonomisë por edhe me vendimin i cili do të jetë në formën e shkruar do të jetë që zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10% nga çmimi cili ka qenë paraprakisht para disa muajve do të jetë ose çmimi që ka qenë në korrik ose gusht”.
Bekteshi tha se deri në fund të javës së ardhshme do të ketë një zgjidhje të re ligjore për praktikat e padrejta tregtare, ku do të hiqen pothuajse mbi 20% e detyrimeve të caktuara në zinxhirin tregtar, gjë që do të ulë edhe më shumë çmimet. Ai sqaroi se nga java e ardhshme inspektorëve të inspektoratit shtetëror të tregut do t’u rriten kompetencat në mënyrë që të mund të veprojnë më shpejtë në terren.
KRESHNIK BEKESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Ministria e Еkonomisë përveç vendimeve për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore do të do të bëjë ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektoratin shtetëror të tergut, ku do të rritet autoriteti i inspektorëve të ISHT-së në mënyrë që ata të veprojnë menjëherë, pa kaluar nëpër procedura të caktuara, duke pasur parasysh se inspektorët duhet të veprojnë me shpejtësi”.
Ai potencoi se vendimi se cilat produkte do të kenë çmime më të ulëta është marrë sipas analizave specifike. Medina Ajeti Ali /SHENJA/