(VIDEO) I punësuari në Qendrën për Punë Sociale transferoi në mënyrë të paligjshme 156 mijë denarë në llogari private
Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave nga fshati Përshovcë i Tetovës, për shkak të dyshimеve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.
MBP sqaroi se i dyshuari i parë 42 vjeçari me inicialet I.E. duke punuar si operator i futjes së të dhënave në Qendrën për Punë Sociale të Tetovës, më datë 2 qershor 2022 dhe 5 tetor 2022, ka lëshuar mjete të paligjshme në shumë totale prej 155.500 denarësh, në emër të të denoncuarit të dytë, 31 vjeçarit me iniciale J.E. MPB sqaron se ato mjete i dedikoheshin një personi tjetër në bazë të vendimit për ushtrimin e së drejtës për pension social.
MPB
“I denoncuar i dytë ia ka dhënë në dispozicion të dhënat e tij personale, përkatësisht llogarinë e tij të transaksionit të denoncuarit të parë me qëllim që të fitojë në mënyrë të kundërligjme mjete financiare në shumë totale prej 155.500 denarësh”.
MPB po ashtu, ka theksuar se i denoncuari i parë ka qenë i lidhur në mënyrë të paligjshme me llogarinë e transaksionit të të denoncuarit të dytë me qëllim që të kryhet pagesë e paligjshme.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

