(VIDEO) Hulumtim i IRL-së, 9 milionë euro të shtetit për kompaninë e vëllait të Zaevit

(VIDEO) Hulumtim i IRL-së, 9 milionë euro të shtetit për kompaninë e vëllait të Zaevit

Nëntë milionë euro. Kaq ishte pjesa e tortës që përfundoi te një kompani bullgare në pronësi të vëllait të ish-kryeministrit Zoran Zaev, biznesmenit Vice Zaev, për blerjen e qymyrit që kompania shtetërore Sh.A. “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (ESM) e ka bërë nga viti 2022 deri më sot për t’i furnizuar termocentralet vendase me energjensë për prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Këtë e nxori në pah hulumtimi i fundit i Laboratorit të Gazetarisë Investigative (IRL) i publikuar dje pas më shumë se tre vitesh betejash ligjore për të siguruar dokumente që dëshmojnë se ku kanë përfunduar paratë nga kontratat shumëmilionëshe për blerjen e qymyrit.

MARKETING

Ajo që zbuluan gazetarët e IRL-së është se disa kompani kanë përfituar shumë nga kriza në sektorin e energjetikës të cilën e shpalli qeveria e atëhershme në vitin 2022. Kjo nënkuptonte më shumë para buxhetore për kompanitë shtetërore për prodhimin dhe transportin e energjisë, siç janë Termoelektranat e Maqedonisë së Veriut dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike në Maqedoni (MEPSO).

Sipas hulumtimit të IRL-së për këtë qëllim nga viti 2022 deri më sot EMV ka lidhur kontrata me 11 kompani për blerjen e rreth 4,6 milion ton qymyr, për të cilat në mënyrë jotransparente janë shpenzuar 283 milion euro. Nga këto, nëntë milion euro kanë përfunduar tek një kompani bullgare në pronësi të vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. /SHENJA/

MARKETING