(VIDEO) Hasani i BDI-së: Hyrja e VLEN-it në Qeveri pa kushte dhe retorika e Mickoskit e largon vendin nga BE-ja

(VIDEO) Hasani i BDI-së: Hyrja e VLEN-it në Qeveri pa kushte dhe retorika e Mickoskit e largon vendin nga BE-ja

Fronti Evropian vazhdon të këmbëngule se legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju takonë atyre. Këtë e pohoi të mërkuren në emision “Intervistë në Shenja” edhe deputeti i sapozgjedhur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Ilir Hasani. I pyetur nëse do të ishte e shëndetshme për shqiptarët që BDI të shkojë në opozitë dhe të ketë rotacion politik, deklaroi se në pushtet do të shohim dikë që shumë shpesh ka qenë në pushtet, andaj nuk pajtohet edhe me këtë koncept.

ILIR HASANI,DEPUTETI I FRONTIT EUROPIAN

Nuk është problem të shihen numrat. E dëgjova një ditë Zekirjain, me sa përkushtim atë konceptin të cilin e ka formu se me çdo kusht duhet ta mbroj se ata janë përfaqësuesit të legjitimitetit të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk e di edhe vet nuk e beson dhe për mua ishte mjaft shqetësuese për shkak se është e pakrahasueshme numri 13 që tani u bë 14 me numrin 19 që tani u bë 18. Numra absolut janë ato”.

Hasani madje tha se hyrja e VLEN-it pa kushte dhe retorika e Mickoskit e largon vendin nga BE-ja dhe se qeverisja e ardhshme mes koalicionit VMRO-VLEN dhe ZNAM do të jetë një qeverisje shumë e rëndë për udhëheqësit e VLEN-it.

ILIR HASANI,DEPUTETI I FRONTIT EUROPIAN

T’i dëshmojnë popullit shqiptarë se me këtë hyrje flagrante të cilën e kanë bërë një qeverisje pa konsultim me asnjërin nga palët tjerë në Maqedoni, pa i venduar disa pozicione, për mbrojtje të idealeve dhe të drejtave të shqiptarëve do të jetë e vështirë që ta shtyjnë këtë çështje para. Për shkak se si BDI sigurisht se e ka patur kushtin e parë dhe të vetëm për çfarëdo koalicionimi, një premtim që e ka dhënë para zgjedhjeve të cilin edhe pas zgjedhjeve vazhdon ta mbajë dhe ta komunikoj me elektoratin e vet, kushti i vetëm dhe më i rëndësishëm për ne është ndërrimi i kushtetutës dhe futja e vendit në BE”.

Duke folur për VLENin, Hasani tha se duhet të diskutohet se si brenda dy tre ditëve VLEN-it ju shtuan 20-30 mijë vota.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING