(VIDEO) Hapet pishina sportive për të gjithë nxënësit e komunës së Çairit

(VIDEO) Hapet pishina sportive për të gjithë nxënësit e komunës së Çairit

1800 nxënës të Çairit nga sot do të mund të vizitojnë pishinën e re dhe të parën në këtë komunë, e cila ka kushtuar 1 milion euro. Kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti, tha se ky investim për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, duke shtuar se klasat e 5-ta dhe të 6-ta do ta kenë notin si program shkollor.

IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Për shkak se është pishina e parë, përderisa të bëhet pishina e dytë tek ‘7 Marsi’, fillimisht do të jetë në funksion të fëmijëve të shkollave në përgjithsi në Çair, posaçërisht të shkollave të klasës 5 dhe 6, të cilët do ta kenë edhe në programin shkollor si të obligueshme sportin e notit”.

Mexhiti foli edhe pishinën e dytë, e cila ka filluar të ndërtohet në oborrin e shkollës “7 Marsi” , me të cilat, ai tha se do të jenë të mjaftueshme për fëmijët e Çairit.

Kreu i Çairit tha se tani më vetëm se kanë filluar iniciativa që klubet e notit të funksionojnë në këtë pishinë, e cila sipas tij, do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit, rekreacionit dhe aktiviteteve sportive për nxënësit, të rinjtë dhe qytetarët e kësaj zone.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING