(VIDEO) Grubi: Qytetarët të mos frikësohen, do të ketë bukë

(VIDEO) Grubi: Qytetarët të mos frikësohen, do të ketë bukë

 

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka komentuar temën aktuale atë të ngrirjes së çmimit të bukës dhe bojkotit nga ana e disa tregtarëve. Ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa bukë, ngase, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për tre tregtar të mëdhenj të cilët kanë vendosur të mos respektojnë ndihmën që ia dha qeveria.

ARTAN GRUBI, ZV KRYEMINISTRI I PARË

“Ne filluam të subvencionojmë rrymën për të gjitha furrat e bukës në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet, dhe përkundrazi në vend që të ulet ajo u rrit dhe kishte një diskprepancë të madhe nga çmimi i bukës në Tetovë, Strugë,s Strumicë, nga ai në Shkup”

Grubi lidhur me ndryshimet kushtetuese tha se mund të arrihet numri i nevojshëm i deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

ARTAN GRUBI, ZV KRYEMINISTRI I PARË

“Sot isha në Kuvend dhe vlerësoj se ka gatishmëri, ka vullnet për të punuar dhe ka deputet që nuk identifkojnë vetëm me politika pro ruse, izoluese, bojkotuese, destruktive, në kuadër të VMRO-së”.

Zv.kryeministri I parë Grubi  tha se VMRO-DPMNE me hyrjen e ASH-së në Qeveri po izolohet si një forcë destruktive.

Grubi, duke folur për “Grupin e Zjarrit” tha se ai personalisht nuk i ka bërë keq askujt dhe se është munduar me aq mundësi sa ka ta ndihmojë gjithsecilin, dhe se i vjen  keq që puna ka mbëritur deri në këtë derexhe.

ARTAN GRUBI, ZV KRYEMINISTRI I PARË

“Zogjtë e malit e dinë se këto mesazhe janë të dërguara drejtpërdrejt për Ali Ahmetin e jo Artan Grubit. Artan Grubi është vetëm instrumenti për ta sulmuar dhe për t’ia dërguar mesazhet”.

Grubi tha se të gjitha akuzat që drejtohen në adresën e tij kanë të bëjnë me sulme ndaj kryetarit Ahmeti.  Ai tha se ende nuk mund të flitet për përçarje por që ka pakënaqësi dhe revoltë te ky grup, siç tha ai i vogël në Çair dhe Saraj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING