(VIDEO) Grubi ia bën dhuratë Mexhitit “valixhen e ikjes”

(VIDEO) Grubi ia bën dhuratë Mexhitit “valixhen e ikjes”

Fronti Europian sot ka mbajtur press konferencë për media tek komuna e Çairit, nga ku kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka folur në emër të Frontit, kërkoi dorheqjen e të gjithë kryetarëve të partive politike opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN. Rexhepi gjithashtu tha se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu,  duhet të largohet nga komuna, pasi siç tha,  pas asaj humbje të thellë, është kryetar pa legjitim dhe se komunat të udhehqura nga opozita Zejdi tha se do ti takojnë Frontit Europian.

SKENDER REXHEPI, ZEJDI 

“Këto komuna, në të cilën ata kanë qeverisur dhe vazhdojnë kushtimishtë që qeverisin, por  prej sot  pa ligjitimitet, këto komuna do të na takojnë neve sepse kanë humbur thellë. Andaj, kjo komuna e Çairit, siç jemi në Çair, është dëshmi se është edhe i Ali Ahmetit, por edhe i yni. Komuna e Çairit nga sot dëshmonë se duhet të lirohet, nga të gjithë ata të cilët synimin europian e dëshirojnë ta largojnë.U drejtohet të gjithë kryetarëve të VLENIT, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit, poashtue dhe Afrim Gashit, edhe Bilall Kasamit, edhe Arben Taravarit, burrat duhet mbajtur fjalën. Fjalët e tyre ishin, që nëse humbin do të dërhiqen, prandaj le ta mbajnë fjalën”.

Nën një këngë e lëshuar të zhanrit rep, dorëheqje për Izet Mexhitin kërkoi edhe Artan Grubi, i cili madje kishte përgaditur edhe një valixhhe, ku në atë tekstë thuhet merre valixhen dhe shko në shtëpi.

:ARTAN GRUBI, BDI  

“Valixhja ka të bëjë me himin e kësa fushate të këngës së Noizit, e cila në vargjet e veta, e thurr aq bukurë, sikurse e ka bërë për evladin dhe babën e evladit. Edhe thotë, “e di shoku ta di pozitën, ama shif sa bukur është top lista, tani merre valixhen dhe ec te shpija. Valixhja është ashtu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre, por siç tha edhe Zejdi, le ta mbajnë fjalën njëher në jetën e tyre dhe le të dorëhiqen ashtu siç than, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën, le ta marrin këtë valixhe, po ua lë bakshish edhe le të shkojnë ka shpija” .

Këto kërkesa për dorëheqje nga Fronti Europian, vijnë pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura të mërkurën. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING