(VIDEO) Gjykatësi premton përshpejtimin e gjykimit ku rrezikohet t’i vjetërsohet lënda Mijallkovit

(VIDEO) Gjykatësi premton përshpejtimin e gjykimit ku rrezikohet t’i vjetërsohet lënda Mijallkovit

Ish-drejtori i  Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov do të gjykohet me intenstitet më të shpejtë për rastin “Target Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet masive të paligjshme. Kështu pretendon Gjykata Penale, pas reagimit se pse është pritur më shumë se një muaj për të caktuar seancën gjyqësore. Edhe rasti “Trezor” do të ecë me dinamikë më të shpejtë, që edhe në këtë rast është i akuzuar Mijallkov, ish shefi i DSK-së. E përbashkëta për të dyja rastet është se Gjykata e Apelit vendosi të rrëzoj dënime dhe t’i kthejë ato në rigjykim. “Për atë lëndë dhe për lëndën “Thesari” do të jepet intensitet”. Të dy gjyqtarët kanë  thanë të njëjtën gjë”, deklaroi  Ivan Gjolev, kryetar i Gjykatës Penale. Me datë 26 të këtij muaji është caktuar seanca e radhës për “Target  Fortesa”, lidhur me përgjimet e paligjshme. Kjo do të thotë se rigjykimi në Gjykatën Penale do të fillojë dy muaj pasi Apeli njoftoi se do të prishë vendimin dhe një muaj pasi gjyqtarët e Apelit kanë shkruar vendimin. Këtë dinamikë e ka konstatuar gjykatësi Ilija Tërpkov, edhe pse është i vetëdijshëm se Mijallkovit mund t’i vjetërsohet lënda. Për rastin “Trezori”, i akuzuari i njëjtë Mijallkov, është dënuar me tetë vjet burgim dhe është dashur të kthejë 860 mijë denarë në buxhet për shumën që e ka dëmtuar . Gjykata e Apelit e prishi aktgjykimin me arsyetimin se Gjykata Penale ka bërë shkelje esenciale në procedurë. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING