(VIDEO) Gjykata Administrative e konsideron si të pabazë ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë

(VIDEO) Gjykata Administrative e konsideron si të pabazë ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë

Gjykata Administrative e ka hedhur poshtë si të pabazë padinë e “Frontit Evropian” për rivotimin në Llërcë. Nga Аdministrativja njoftojnë se pas debatit publik të mbajtur mbrëmë kanë vendosur të refuzojnë padinë e paraqitur nga Fronti Evropian në zgjedhjet paralmentare, kundër vendimit të Komisinit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në komunën e Zhelinës, të mbajtur më 27 maj.

Gjykata Administrative

Padia e paditësit Koalicioni ”Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI, Lëvizja Popullore, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike Evropiane, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve, Partia Lidhja Demokratike Boshnjakëve–BDS) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në Njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të datës 27.05.2024 është refuzuar si e pabazë”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 27 maj nuk e pranoi ankesën e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë, ku pas rivotimit, Fronti Evropian humbi një deputet në raport me rezultatet e 8 majit dhe koalicioni VLEN fitoi një deputet.

Sipas rezultateve fillestare pas rivotimit në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 në zjgedhjet parlamentare të vitit 2024, Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbetet me 58 deputetë, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI ka humbur një deputet dhe ka 18, njëjtë si koаlicioni për Ardhmërinе Evropiane i udhëhequr nga LSDM. Koalicioni Vlen, pas rivotimit fitoi një deputet më shumë dhe tani ka 14, ndërsa Lëvizja Znam dhe Е Majta mbeten me nga gjashtë deputetë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING