(VIDEO) Georgievski: Në fund të vitit tenderi për bulevardin “Cvetan Dimov”
Është duke u përgatitur dokumentacioni dhe në deri në fund të vitit pritet të nënshkruhet procedura e tenderimit për Bulevardin “Cvetan Dimov”, apo ndryshe e njohur si rruga e “Jahja Pashës”. Kështu bëri të ditur numri një i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski. Ai tha se javën e kaluar është takuar me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se ata tani më janë duke përgatitur projektin bazë, ndërsa paralajmëron punë efikase të shpejtë në këtë projekt.
ORCE GJEORGJIVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Komuna e Çairit e ka për obligim që të përgatisë të gjithë dokumentacion projektues, ndërkaq obligimi i qytetit të Shkupit do të jetë të sigurojë mjetet financiare dhe të hyjë në realizim. Shpronësimin do ta bëjë qyteti i Shkupit. Nga ajo që e konkluduam në takim është se deri në fund të vitit besoj se do të shpallet tenderi”.
Kujtojmë se për Bulevardin “Cvetan Dimov”, Televizioni Shenja ka raportuar disa herë, pasi është njëra ndër rrugët më të frekuentura dhe më e dendura, ku çdo ditë dhe pothuajse në çdo orë krijohet rrëmujë e madhe, me ç’ka ngadalëson lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Kreu i Shkupit gjithashu njoftoi se ditëve në vijim sëbashku me Mexhitit do të dalin në terren për të parë edhe rrjedhjen e punës në rrugën “Brigada Maqedoni-Kosovë”, e cila është paralele me bulevardin “Cvetan Dimov”, dhe e cila po ashtu do të lehtësojë qarkullimin ndjeshëm dhe do ta zhbllokojë kaosin.
Samir Mustafa /SHENJA/

