(VIDEO) Kapen 12 migrantë nga Egjipti dhe Sudani
Brenda një dite, zbulohen 12 migrantë të paligjshëm me origjinë nga Egjipti dhe Sudani. Nëpunësit doganorë nga Dogana e Shkupit, i zbuluan ata gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi në dy pika të ndryshme doganore. Nga dogana thonë se në terminalin doganor në Tetovë, nëpunësit doganorë dyshuan për praninë e mundshme të migrantëve të paligjshëm edhe para se të kryenin kontrollin e kamionit. Për këtë arsye, ata kërkuan asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), pas së cilës në pjesën e ngarkesës u zbuluan pesë migrantë të paligjshëm.
Dogana e Shkupit
“Vetëm dy orë më vonë, në terminalin doganor Shkup 3, gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi, u zbuluan shtatë migrantë të paligjshëm. Migrantët iu dorëzuan Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
Sipas të dhënave të fundit të Frontex-it, migracioni i paligjshëm përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rënie prej 42%. Këto shifra tregojnë se bashkëpunimi po jep rezultate, por ata theksojnë se përgjegjësia e tyre është të mbeten vigjilentë dhe të jenë të përgatitur për sfidat e reja.
Anida Murati /SHENJA/

