(VIDEO) Geer: Suksesi nuk varet thjesht nga përkushtimi i partnerëve të huaj

(VIDEO) Geer: Suksesi nuk varet thjesht nga përkushtimi i partnerëve të huaj

Euroambasadori David Gir në konferencën e sotme për media, në prezantimin e projektit “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit” tha se  ky projekt përfshin 4 pika kryesore, gjyqësorin, policinë, respektin e të drejtrave njerëzore dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai theksoi se suksesi i këtij projekti nuk varet  nga përkushtimi i partenrëve të huaj sado që ata janë të rëndësishëm, nuk varet as nga kualiteti i ekspertizës apo nga këshillat, por do të varet nga përkushtimi i të gjitha institucionete të kyçura, të cilët me hapa vendimtar duhet të përparojnë në  fushën e sundimit të ligjit.

DEJVID GIR, AMBASODORI EVROPIAN

“Ka pasur edhe përparim viteve të fundit sa i përket sferës së sundimit të ligjit por ka pasur edhe  gjëra jo të mira. Një nga to janë edhe ndodhitë gjatë verës në gjyqësor dhe si rezultat i atyre ndodhive ne kemi vendosur këtu një mision ekspertësh që përbëhet nga disa kolegë të cilët janë të obliguar të japin rekomandime për integritetin dhe profesinalizmin në punë. Duam ta shohim  vendin shpejtë të përparojë në fushën e sundimit të ligjit”.

Gir sqaroi se misioni i ekspertëve përbëhet nga gjyqtare që janë me përvoje nga vendet e BE-së dhe e ndjekin punën e gjyqësorit me qëllim të japin rekomandime për përmisime. “Misioni do të mbaroj gjatë kësaj seance dhe ata do të kthehen në Brazil ku do të diskutojnë me komisionin për punën e gjyqësorit” tha euroambasadori Dejvid Gir.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING