(VIDEO) Geer: Qeveria e re duhet të zbatoj reformat e rekomanduara

(VIDEO) Geer: Qeveria e re duhet të zbatoj reformat e rekomanduara

Euroambasadori David Geer tha se Bashkimi Evropian pret që sa më shpejtë të formohet qeveria e cila do të jetë stabile, e cila do t’i përvesh mangët dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e rekomanduara, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Geer u pyet edhe për deklaratat e djeshme dhe paralajmërimet që bëri kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, por ai refuzoi t’i kometojë deklaratat e tilla.

David Geer, ambasador

Nuk do të komentoj, nuk është puna ime të komentoj zhvillime politike dhe deklarata të liderëve politik. Ajo që mund të them është se kishte një mision të madh ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vlerësimi i tyre preliminar është se zgjedhjet ishin demoratike dhe të qeta. Ajo që mund të them është se presim formimin e një qeverie stabile e cila duhet sa më shpejtë të formohet. Duam të shohim që pas formimit të qeverisë, ajo qeveri t’i përvesh mangët dhe t’i zbatoj reformat që kërkohen dhe të drejtojë vendin kah BE-ja”.

Geer më tej tha se, gjithashtu presin publikimin e raportit final të misionit vëzhgues ku do të ketë edhe sugjerime dhe rekomandime të cilat janë të rëndësishme që të zbatohen nga qeveria e ardhshme.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING