(VIDEO) Geer: Në Bruksel nuk ka vullnet për të ndryshuar kornizën negociuese

(VIDEO) Geer: Në Bruksel nuk ka vullnet për të ndryshuar kornizën negociuese

Në Bruksel nuk ka vullnet për të ndryshuar Kornizën Negociatore, deklaroi euroambasadori europian David Geer. Ai në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, tha se është absurde të ketë vetëm funksionarë partiakë, pa kompetencë dhe meritokraci.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Ne e përshëndesim  vetëdijesimin e qeverisë për progres në rrugën drejt BE-së dhe tashmë kemi parë progres të mirë, jo më pak në disa nga diskutimet që kemi pasur për agjendën e reformës, e cila mendoj se ka ecur shumë pozitivisht, edhe në një periudhë e shkurtër që nga krijimi i Qeverisë”.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese ai thotë se tashmë e kemi në tavolinë një zgjidhje.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Ju kujtohet që në korrik 2022 unë ndoça me shumë vëmendje negociatat që u zhvilluan afërsisht nga vjeshta e vitit 2020 dhe ajo marrëveshje që u arrit më 22 korrik nuk ishte një proces i lehtë, për të dyja palët u bënë kompromise. Dhe si rezultat, mendoj se ishte ndoshta marrëveshja më e mirë që mund të ishte bërë në atë kohë? A mund të arrijë kjo qeveri një marrëveshje më të mirë? – Unë personalisht dyshoj shumë”.

Duke folur për kredinë e RMV-së nga Hungaria, Geer tha se marrëveshjet e kredive ndërmjet anëtarëve të BE-së dhe me vendet e tjera janë të zakonshme, por potencoi se ai nuk ka detaje për kredinë hungareze.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING