(VIDEO) Funksionalizohet terapia biologjike për pacientët e onkologjisë

Drejtori i fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski tha se është rregulluar çështja e terapisë biologjike për pacientët e onkologjisë dhe se barnat janë siguruar nëpërmjet donacioneve dhe aneks- marrëveshjeve. Ai theksoi se mungon vetëm një ilaç, për shkak të faktorëve distributiv.
SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR
“Është rregulluar çështja e terapisë biologjike, dy ilaçe janë siguruar me anë të donacioneve, ato kanë arritur javën e kaluar, një pjesë e ilaçeve është siguruar me anë të marëveshjeve- aneks, mungon vetëm një ilaç , për arsyje distributive, pasi që distributorit I duhet më shumë kohë për ta sjellur në vendin tonë”.
Zëvendës ministri I shëndetësisë Jovica Andovski I pyetur lidhur me kontratat e sektorit të “motrave medicionale” tha se ministria e shëndetësisë ka dhënë pëlqim për vazhdimin e kontratave të tyre dhe disave tashmë iu është vazhduar. Ai tha se pret që deri javën tjetër edhe pjesës tjetër të ngelur do u vazhdohen kontratat.
JOVICA ANDOVSKI, ZV. MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Ne si ministri e shëndetësisë kemi dhënë miratimin që tu vazhdohen kontratat e punës të gjithë personelit të ‘motrave medicionale’, gjithashtu edhe fondi I ka nënshkruar, nga financat ato po i përpunojnë dhe çështja e tyre rregullohet pjesë, pjesë, prandaj nuk është rregulluar për të gjithë, disave iu janë vazhduar kontratat dhe presim që deri javën tjetër do të rregullohet edhe për pjesën tjetër”.
Andonovski tha se në fillim të muajit prill do të hapen konkurse për punësim të pacaktuar për personelin mjekësor.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/