(VIDEO) Fronti nuk do të propozojë kandidat për të zëvendësuar Ilire Dautin

(VIDEO) Fronti nuk do të propozojë kandidat për të zëvendësuar Ilire Dautin

Pas dorëheqjes së deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit parlamentare për politikë sociale, demografi dhe të rinj, blloku opozitar shqiptar ka bërë dë ditur sot se, nuk do të propozojë kandidat të ri për të drejtuar këtë komision, pavarësisht se kjo pozitë i takon opozitës. Nga Fronti Europian kanë sqaruar përmes një kumtese me shkrim se, nuk e shohin të nevojshme të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të komisionit parlamentar, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Nga Fronti Europian sqarojnë se Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit!

FRONTI EUROPIAN

Nuk mundet që kryetarët e komisionit të zgjidhen me koncensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit për nevoja personale të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe rregullores përgjegjës për punën e Kuvendit dhe trupave punues të tij është Kryetari i Kuvendit. Është detyrë e tij që të zgjidhë këtë situatë aq më tepër që si Kryetar Kuvendi nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Levicës dhe shumicës parlamentare”.

Kujtojmë se, më 16 janar, Dauti i dorëzoi Kuvendit dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të rinjë. Kuvendi konstatoi dorëheqjen e saj ditën e njëjtë, pas një diskutimi të tensionuar mes pozitës dhe opozitës. Ndërkaq, paraprakisht, me 61 vota ‘për’, 22 ‘kundër’ dhe asnjë ‘të përmbajtur’, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut përkrahën interpelancën e partisë Levica për shkarkimin e Dauti nga ky funksion. Interpelanca e Levicës erdhi pasi Dauti kishte bllokuar ligjin për “branitellat”, përkatësisht nuk pranonte që të fuste këtë ligj në rend dite, pa përfshirjen në të edhe ish pjesëtarët e UÇK-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING