(VIDEO) Fronti Evropian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

(VIDEO) Fronti Evropian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

Fronti Evropian miratoi dhe nënshkroi Deklaratë politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor. Në mbledhjen e mbajtur në Tetovë, me pjesëmarrje të organeve partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin qëndror, legjislativ dhe lokal, të partive politike që janë pjesë e Frontit Europian, u diskutua për situatën politike pas zgjedhore dhe me unanimitet të plotë u miratua Deklarata politike. Ajo siç bëri me dije kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, do ju dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Ne, kryetarët e partive politike në kuadër të Frontit Europian, në seancën e sotme të përbashkët të organeve tona më të larta partiake dhe përfaqësuese në organet ekzekutive, legjisltative dhe komunale të vendit tonë, të mbajtur sot më 2 qershor 2024, në Tetovë, miratojmë: DEKLARATË POLITIKE”.

Ahmeti thekson se po cënohet Marrëveshja e Ohrit dhe se partnerët koalicionies duhet të caktohen nga vullneti i dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Partnerët  koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitim të komuniteteve tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, e drejtë kjo zakonore e zbatuar në vendin tonë që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje”.

Mbledhja e sotme, e dyta me radhë e Frontit kishte në rend dite dy pika, situata politike në vend, ku liderët e 9 partive të koalicionit shfaqën pikëpamjet e tyre për ndodhitë pas zgjedhore dhe pika e dytë ishte miratimi dhe nënshkrimi i Deklaratës politike. Liderët e partive të Frontit konstatuan se po disrespektohet legjitimiteti i votës shqiptare dhe i komuniteteve pakicë në vend dhe se mos respektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërësim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING