(VIDEO) Fronti Europian mbledh strukturat, shpalos hapat e mëtejshëm për veprim

(VIDEO) Fronti Europian mbledh strukturat, shpalos hapat e mëtejshëm për veprim

Në rrjedhën e zhvillimeve politike para formimit të Qeverisë së re, Fronti Evropian paralajmëron për një mbledhje të përbashkët të partive në koalicion, që do ta mbajnë të dielën më 2 qershor. Në një njoftim dërguar mediave,  thonë se kanë ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët, duke mos treguar se cili do të jetë qëllimi i takimit.

Fronti Evropian

“Të nderuar, Anëtarë të Këshillit të përgjithshëm dhe Anëtarët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Anëtarë të Këshillit Kombëtar të BDI-së, Udhëheqës dhe Anëtarë të Sekretariateve të BDI-së, Kryetarë të Degëvë të BDI-së, Kryetarë të Komunave dhe Këshilltarë Komunalë, nga rradhët e BDI-së, Deputetë, Ministra, Zëvendës Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë, nga rradhët e BDI-së, Drejtorë, Zëvendës Drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, nga rradhët e BDI-së Ftoheni nesër, e diel (2 qershor 2024), me fillim në ora 13:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, në mbledhjen e përbashkët të organeve partiake dhe përfaqësuese të Frontit Europian”.

Disa ditë më parë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u ankua se janë cënuar rezultatet zgjedhore dhe se është shkelur Marrëveshja e Ohrit. Ahmeti tha se po nisin një rrugëtim për të mbrojtur votën shqiptare, që ruan legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhme europiane. Por, nuk e konkretizoi se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrin. Nga zgjedhjet parlamentare Fronti doli me 18 deputetë, ndërsa VLEN me 14. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si fitues apsolut i zgjedhjeve, bisedimet për formimin e Qeverisë i zhvilloi me koalicionin VLEN.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING