(VIDEO) Fetai: 20-përqindëshi mund të hiqet nëse hapet Kushtetuta

(VIDEO) Fetai: 20-përqindëshi mund të hiqet nëse hapet Kushtetuta

Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka përsëritur pohimet e koalicionit VLEN, se pas heqjes së balansuesit është duke u përgaditur ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë. Ai tha se balansuesi ka qen i abuzuar dhe jo efetiktiv dhe nuk e ka arritur qëllimin të cilin e ka pasur, pasi sipas tij, ky mjet është keqpordur, ku për të fituar një vend pune maqedonasit janë paraqitur si shqiptarë dhe anasjelltas. Fetai sqaroi se kanë filluar punën si qeveri në kuadër të një grupi punues që ka përfaqësues nga të gjitha partitë e koalicionit, për përgaditjen e një zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

“Nga ana e koalicionit VLEN, unë i prijë këtij grupi punues, kemi pasur tre takime deri më tani dhe nga java e ardhshme besojë se do të fillojmë të flasim për zgjidhje konkrete, e cila pastaj do t’i jepet kuvendit, si përfaqësues i sovranit dhe do të ketë debat publikë dhe urojë që brena një periudhe të shkurtër të gjejmë zgjidhjen ligjore mes parlamentin”.

Ndërkaq, i pyetur se pas balansuesit, a do të hiqet edhe 20 përqindëshi, Fetai tha se në nivel lokal, 20%-shi duhet të mbetet, ndërsa theksoi se po bëjnë përpjekje që me ndryshimet kushtetuese, të rregullohet çështja e definicionit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

“Pra ne e kemi thënë në vazhdimësi, jemi zotuar në vazhdimësi si ASH, si koalicion VLEN për heqjen e 20% për sa i përket gjuhës shqipe në Kushtetutë dhe besoj se në momentin e parë që hapet Kushtetuta për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe çështja e definimit 20% të gjuhës shqipe në Kushtetutë të rregullohet më në fund”.

Këto deklarata Arben Fetai, i bëri gjatë pjesëmarrjes  në Platformën Rajonale Ëeber për Reformën e Administratës Publike, nga ku tha se si qeveri prioritetin kryesorë e kanë që ta refermojnë administratën publike, pasi sipas tij, ka qen e politizuar skajshmërishtë, e stërngarkuar në numra dhe jo efektive në shumë drejtime. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING