(VIDEO) Fakulteti i Arteve Dramatike pret interesim të madh në konkursin për aktor

(VIDEO) Fakulteti i Arteve Dramatike pret interesim të madh në konkursin për aktor

Të gjithë ata të cilët kanë dëshirën që në të ardhmen të bëhen aktor, këtë vit e kanë fatin të regjistrohen në Fakultetin  e Arteve Dramatike-Shkup, katetra e gjuhës shqipe, pasi kjo mundësi ofrohet një herë në katër vjet dhe numri i studentëve të cilët do të pranohen  është i limituar. Ata fillimishtë do tju nënshtrohen një audicioni, ndërsa 10 më të mirët do të pranohen.

Ekipi i Televizionit Shenja vizitoi këtë fakultet, ku pa nga afër një ditë punë atje. Nga aty pamë se si profesorët bëjnë ushtrime pikërishtë në skenë teatrore  me studentët.

Prodekani i Fakultetit të Arteve Dramatike, Besfort Idrizi, pret që këtë interesim të madh për t’u regjistruar, pasi sipas tij, fakulteti ofron kushte cilësore dhe përgatitje profesionale për të ardhmen e tyre.

BESFORT IDRIZI- PRODEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE DRAMATIKE

“Këtë vit kemi konkurs për aktor, klasën e aktrimin e udhëheqin profesorët Refet Abazi dhe Ismet Ramadani. Sigurisht që jam edhe unë aty. Ata ligjërojnë aktrim, ndërsa unë ligjërojë të folurit teknik dhe teknikën e zërit dhe bashkërisht përgatisim kuadrot e reja të aktorëve të rinj që do të dalin dhe nesër shpresojmë të paktën një pjesë e atyrëve të bëhen yje të ardhme”.

Aktrimi ende mbetët më tërheqësja dhe më atraktivja për të rinjtë, të cilët në numër të madhë shprehin dëshirë për të studiuar, deklaroi dekani, i Fakultetit të  Arteve Dramatike, Sasho Kokallanov.

SASHO KOKALLANOV- DEKAN NË FAKULTETIN E ARTEVE DRAMATIKE

“Fakulteti i Arteve Dramatike-Shkup, është krenar për traditën e tij, e cila është më e gjata si shkollë për aktorët e ardhshëm. Së shpejti festojmë 50 vjetorin jubile. Dhe gjithashtu jemi krenarë për shumëgjuhësinë për katetrat tona, kështu që produksiojmë kuadër bukfalisht për të gjitha teatrot”.

Studentja Melika Kastrati, e cila është në përfundim e sipër të studimeve për aktore, sqaroi se çka është duke përgatitur për temë diplome.

SINKRON:MELIKA KASTRATI-STUDENTE  07:44

“Përshëndetje, un jam Melika Kastrati, jamë studentë e vitit të 4, në Fakultetin e Arteve Dramatike. Jam tash në përfundimin e studimeve, jam studente e profesorit Refet Abazi dhe Ismet Ramdanit, tash jemi duke punuar shfaqjen e diplomës gishtin e Dorentina Bashës dhe shfrytzojë rastin t’ju ftojë të gjithëve në premierën, në përfundimin e aventure të themi, në mes të prillit”

Përveç studimeve diplomike, ky fakultet ofron edhe studime pos-diplomike, këtë më së mirë e tregojnë  aktorët, Kujtime Ameti, Eldin Shiroki dhe Deja Pajaziti, të cilët kanë studiuar pikërisht në këtë fakultet dhe të njejtit i kanë vazhduar studimet posdiplomike.

KUJTIME AMETI-AKTORE

“Unë jam Kujtime Ameti, jam aktore në Teatrin e Gostivarit. Studimet i kam kryer këtu në Fakultetin e Arteve Dramatike-Shkup, masterin e kam vazhduar këtu. Pikërishtë pse e kam zgjedh këtë fakultet ka qenë sepse këtu me të vërtet kam kaluar shumë kujtime të mira, edukimi është i nivelit të lartë dhe kjo është arsyja pse vazhdojë këtu masterin”

ELDIN SHIROKI-AKTOR

“Unë jam Eldin Shiroki, aktor në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj. Kemi qenë bashkë me një klasë me Kujtimen dhe Dean edhe 7 të tjerë, qysh e tha edhe Kujtimja për shkak të atmosferës së mirë dhe kujtimeve të mira dhe punës mirë që kemi pasur këtu, kemi vendosur bashkë me Dejen këtë vit të vazhdojmë edhe masterin”.

DEJA PAJAZITI-AKTORE

“Un do të thoja se është shumë vlerë e madhe të jesh këtu studentë, për vet faktin se kemi profesorë nga më të mirët, që janë jo vetëm pedagogë shumë profesional, shumë të mirë, por gjithashtu edhe psikolog. Unë i shikoj si familje e dytë profesorët sepse janë aq të afërtë me studentët dhe mund të flasësh lirshëm me ta”.

Drejtuesit e fakultetit presin që këtë vit të jetë interesimi më i madh dhe siç thojnë ata, dyert e fakultetit janë të hapura për të gjithë. Përndryshe, përveç se gjuhës maqedonase dhe  gjuhës  shqip, ky fakultet ofron studime edhe në gjuhën turke.  Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING