(VIDEO) Et’hemi protagonist edhe kur nuk shënon, aksioni i sulmuesit shqiptar i dhuron fitoren skuadrës
![(VIDEO) Et’hemi protagonist edhe kur nuk shënon, aksioni i sulmuesit shqiptar i dhuron fitoren skuadrës](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/ethemi.jpg)
Valon Et’hemi e gjen mënyrën për të bërë protagonistin me skuadrën e Istanbulspor edhe në momentin që nuk shënon gol.
Istanbulspor triumfoi në transfertë ndaj Konyaspor me rezultatin 0-1, me golin vendimtar që u realizua në pjesën e dytë teksa nisi pikërisht nga këmbët e Et’hemit. 25-vjeçari avancoi në krahun e majtë të fushës dhe në momentin që tentoi të pasonte në zonë për shokun e skuadrës, mbrojtësi kundërshtar e devijoi topin në rrjetë gabimisht.
Në këtë formë, Istanbulspor i falet sërish Et’hemit që po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon duke realizuar tetë gola si dhe tre asiste në 20 paraqitje në Superligën turke.