(VIDEO) Et’hemi protagonist edhe kur nuk shënon, aksioni i sulmuesit shqiptar i dhuron fitoren skuadrës

(VIDEO) Et’hemi protagonist edhe kur nuk shënon, aksioni i sulmuesit shqiptar i dhuron fitoren skuadrës

Valon Et’hemi e gjen mënyrën për të bërë protagonistin me skuadrën e Istanbulspor edhe në momentin që nuk shënon gol.

Istanbulspor triumfoi në transfertë ndaj Konyaspor me rezultatin 0-1, me golin vendimtar që u realizua në pjesën e dytë teksa nisi pikërisht nga këmbët e Et’hemit. 25-vjeçari avancoi në krahun e majtë të fushës dhe në momentin që tentoi të pasonte në zonë për shokun e skuadrës, mbrojtësi kundërshtar e devijoi topin në rrjetë gabimisht.

Në këtë formë, Istanbulspor i falet sërish Et’hemit që po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon duke realizuar tetë gola si dhe tre asiste në 20 paraqitje në Superligën turke.

MARKETING