(VIDEO) Enis Bardhi: I lumtur për pikën e madhe ndaj Italisë

(VIDEO) Enis Bardhi: I lumtur për pikën e madhe ndaj Italisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka ndalur me barazim 1:1 favoritin e madh Italinë në ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionaton Europian 2024. Çiro Imobile realizoi në fillim të pjesës së dytë për italianët, përderisa Enis Bardhi me një supergol nga gjuajtja e lirë barazoi shifrat në 1:1, i cili rezultat nuk ndryshoi deri në fund.

Enis Bardhi, kapiten
“Me të vërtet jam shumë i kënaqur dhe veçanarisht për pikën që mundëm ta nxjerrim kundër Italisë. Ndjehem edhe un krenar që zyrtarisht është ndeshja e parë që jam kapiten i ekipit të Maqedonisë. Të them të drejtën kam pasur shumë ndihmesa nga bashkëlojtarët që më kanë shtyrë me ecë edhe unë përpara dhe të jem më i qetë. Normal emocionet janë të mëdha dhe është krenari ta mbash shiritin e kapitenit” 

Përfaqësuesja e vendit me këtë barazim mban pozitën e katërt në grupin C me katër pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Italia në vendin e tretë. Grupi kryesohet nga Anglia me 13 pikë, ndërsa e dyta është Ukraina me 7 pikë.

Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës e luan të martën me Maltën në transfertë.

 Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING