Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve aktualë.
Denion Mediani, i cili ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, pritet të marrë detyrën e ambasadorit në Kosovë, ndërsa Petrit Malaj, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pritet të jetë ambasador në Maqedoninë e Veriut.
Të dy ambasadorët pritet të dalin në ditët në vijim përpara Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të zhvillojnë edhe seancat dëgjimore përkatëse.

