(VIDEO) Durmishi për stadiumin e Tetovës: Gjykata kushtetuese na dha të drejtë

(VIDEO) Durmishi për stadiumin e Tetovës: Gjykata kushtetuese na dha të drejtë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi se punimet në stadiumin e Tetovës kanë rinisur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vërtetuar se nuk ka paregullsi në ndërtimin e stadiumit. Ministri Durmishi potencoi se punimet tani janë në fazën e parë.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

Gjykata Kushtetuese edhe një herë e vërtetoi dhe po të kishte pasur aty ndonjë keqpërdorim apo të kishte pasur shkelje ligjore, jo vetëm me polici financiare por edhe me policë normal do të na rrinin çdo ditë tek dyertë e komunës dhe nuk do të na linin asnjë ditë të punojmë. Gjykata Kushtetuese e vërtetoi edhe njëherë atë që ne kemi pasur të drejtë. Punimet do të vazhdojnë”.

Durmishi foli për investimet në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe theksoi se fokusi krysor do të rritja e mbështetjes së industrisë, krijimi i masave për kompanitë, rritja e konkurencës së biznesit, tregu i brendshëm, mbështetja e punëdhënësve dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve.

Ai premtoi kushte më të mira të punës dhe zhvillime të shumta ekonomike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/
https://youtu.be/J3jXHu6q9AI

MARKETING