(VIDEO) Durmishi nuk jep detaje për ndryshimet në Qeveri, Ademi: Rikonstruimi nuk e ndryshon pozitën e VLEN-it
Kanë mbetur edhe disa orë për të kuptuar se kush dhe me cilat ministri do të udhëheqin parnerët e koalicionit, VMRO-VLEN dhe ZNAM. Megjithatë, ministri i Ekomisë dhe Punës, kuadër i VLEN, Besar Durmishi, është treguar i kujdeshëm, duke mos shpalosur detaje para kryeministrit dhe bashkëkryetarëve të VLEN-it. Durmishi nuk dha ndonjë emër konkretë, se kush do të përfshihet në rikonstruimin e qeverisë, madje ai nuk foli as për fatin e tij, se a do të ngelët ministër në këtë dikaster.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONËMISË DHE PUNËS
“Shumë shpejtë do të dalin kryetarët e VLEN-it dhe do ta kumtojnë për ndryshimet e resorëve , poashtu edhe për emërimet e reja dhe poashtue dhe për shkarkimet, që do t’i forcojmë kapacitet tona në dy vitet e ardhshme, të arrijmë të përmbushim gjithë plan programin që e kemi premtuar para qytetarëve”.
“Me rikonstruim, pa rikonstruim, VLEN-i në qeveri nuk ka takat”. Kështu dekalaroi Sektretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i cili komentoi rikonstruimin e qeverisë, pas dy vite nga marrja e mandatit të kësaj qeverie.
ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË
“Me rikonstruim, pa rikonstruim, VLEN-i në qeveri nuk ka takat. Vleni në qeveri nuk ka takat. Janë pa takat, nuk kanë potencë, vet e thonë, vet e promovojnë, janë kolltukufak, të cilët nuk e kanë mbështetjen e popullit, por janë aty për t’i realizuar interesat e tyre.
Ademi madje tha se disa emra për ministra si kuadro të VLEN-it, propozohen drejtpërdrejt nga kryeminstri, Hristijan Mickoski, ndërsa tha se gjendja e shqiptarëve ç’do ditë e më shumë bëhet më keq.
Samir Mustafa /SHENJA/

