(VIDEO) Drejtori i ri i “Pyjeve Kombëtare”: Ndërmarrja nuk prodhonte për shkak të bllokimit të llogarisë

(VIDEO) Drejtori i ri i “Pyjeve Kombëtare”: Ndërmarrja nuk prodhonte për shkak të bllokimit të llogarisë

Drejtori i ri i “Pyjeve Kombëtare”, Zdravko Trajanov, në intervistën e sotme në Radio Evropa e Lirë ka thënë se  për shkak të llogarisë së bllokuar, ndërmarrja publike është e bllokuar edhe më shumë financiarisht dhe nuk mund të mbahet me buxhet të vetëfinancuar.  Sipas tij, përgjegjësia e këtij problemi është tek qeveria e kaluar që edhe pse dihet rëndësia e kësaj ndërmarrjeje  e kanë lënë me llogari të bllokuar.

ZDRAVKO TRAJANOV, DREJTOR I PYJEVE KOMBËTARE

“Pyetja është se pse qeveria e mëparshme, duke ditur rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje, e lejoi atë të ketë një llogari të bllokuar. Llogaria e bllokuar shkaktoi efekt domino: Paga të papaguara, taksa të papaguara, por edhe mungesë prodhimi shumë të rrezikshme. Kjo ndërmarrje financohet nga veprimtaria dhe aktivitetet e saj. Këtu dominon prodhimi i asortimenteve të drurit”.

Trajanov tha se në një situatë të tillë po paraqiten shumë probleme, prej tyre, humbja e prodhimit, prodhim i shkatërruar, demoralizimi i punëtorëve, grevat si dhe situata ku pylli lihet në mëshirë të tij. Ai shtoi se të gjithë punëtorëve të fundit të punësuar, edhe pse të punësuar si druvarë,  në zyrë i është dhënë “detyrë” administrative.

ZDRAVKO TRAJANOV, DREJTOR I PYJEVE KOMBËTARE

“Konkurset e fundit të punës janë shpallje të kushtëzuara për punësimin e druvarëve, transportuesve, klasifikuesve të drurit pra rreth 400 personave: njëra shpallje është për 320, tjetra për 40. Çfarë po ndodh?  Në emër të druvarëve punësohen struktura të partisë. Në vetëm pak ditë, të gjithë ata persona që u punësuan si druvar, me përjashtim të dy-tre prej tyre në të gjithë vendin, marrin detyrë pune për të qenë në administratë.

Drejtori tha se në këtë mënyrë nw letër kanë 320 druvarë, por në praktikë këta janë njerëz të punësuar që janë të përfshirë në administratë. Gjithashtu shtoi se nga 80 deri në 40 punonjës të ndërmarrjes  ndihmojnë në shuarjen e zjarrëve në baza ditore.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING