(VIDEO) Kufizimi i qëndrimit në Zonën Shengen, Lidhja e Odave Ekonomike pret zgjidhje nga qeveria
Lidhja e Odave Ekonomike vlerson se Qeveria do t gjeje zgjidhjen më te mire per transportuesit lidhur me vizat per gendrimin e tyre ne vendet e zones Shengen. Per momentin, thone se ende nuk ka dëme, por situata po ndiqet me shume vemendje. Sipas Konfederates së Biznesit të Maqedonisë, per kete çështje duhej te negociohej që ne fillim, kur Bashkimi Evropian miratoi regulloren perkatese. Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike tha se, oda nuk ka informacione serioze në kéte drejtim, por se, i ndjekin hapat e Qeverise, e cila shte ne komunikim me perfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Goran Gjorgjievski, Kryetar | Lidhjes së Odave Ekonomike
“Pres gë te gjendet zgjidhja më cilësore e mundshme, në mënyrë qü transportuesit tane te mos pesojne dëme. Për momentin mendoj se nuk ka dëme, nuk e di saktesisht se kur do te filloje zbatimi i asaj që eshte percaktuar nga BE-ja. Do të na ndodhin perseri, jam i sigurt, moyllje te kufijve; shoferet e kamionëve dhe operatorët logjistike do t’i mbyllin kufijte, sepse ky eshte vertet një problem i madh. Do te shohim se si do te zhvillohet situata”.
Ndërkaq, Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit të Maqedonise theksoi se ligji duhet te respektohet.
Mile Boshkov, Konfederata e Biznesit të Maqedonisë
“Uroj dhe pergëzoj MAKAM-TRANS-in dhe shoqatat e bashkuara te transportuesve në rajon, por ligji duhet të respektohet. Ne njefare menyre, ne jemi ne nj situate ku duhet ta respektojme atë dhe do të duhet të rriten kapacitetet e shoferve te licencuar, te cilet do te mund të gendrojnë brenda kufirit te lejuar prej 90 ditesh ne 180 dite. Nuk ka rrugedalje dhe kerkesa eshte e pakuptimte”.
Kujtojmë se me systemin e ri per hyrje dhe dalje nga BE, shofereve profesioniste te vendeve nga Ballkani Perëndimor u kufizohet qëndrimi në zonën Shengen. Organizatat rajonale te transportit kanë paralajmëruar se nje situate e tille mund te shkaktoje probleme serioze ne zinxhiret e furnizimit dhe ne transportin ndërkufitar. Problemi kryesor eshte rregulli i njohur i Shengenit, „90 dite brenda 180 diteve”. Transportuesit thonë se zbatimi i këtij regulli krijon një problem serioz, pasi qündrimi i tyre në BE nuk eshte per gëllime turistike, por lidhet me kryerjen e detyrave te punës dhe transportin e mallrave. Per kěte arsye, ata kerkojne nje zgjidhje te veçanté per shoferet profesioniste.
Teuta Buçi /SHENJA/

