(VIDEO) Drejtoresha e fondit garanton se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur

(VIDEO) Drejtoresha e fondit garanton se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur

Të dhënat e qytetarëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nuk janë prekur nga hakerët të cilët e kanë sulmuar këtë insititucion të ndjeshëm. Këtë e ka bërë të ditur Magdalena Filipovska Grashkoska, drejtoreshë e përgjithshme e Fondit të Shëndetësisë, e cila gjithashtu ka deklaruar se nuk ka pasur as kërkesa nga hakerët për shpërblim në shkëmbim të kthimit të sistemeve të hakuara.

MAGDALENA FILIPOVSKA GRASHKOSKA, DREJTORESHË E PËRGJITHSHME E FONDIT PËR SHËNDETËSI

 “Sulmi kishte për qëllim vetëm sistemet virtuale, ndërsa të dhënat e qytetarëve ruhen në formë të maskuar dhe nuk janë të lexueshme. Nuk ka dalje të të dhënave të qytetarëve. Garantoj që të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur”

Ajo theksoi se për këtë rast është hapur një hetim dhe beson se shpejt do të zbardhet i gjithë problemi.

Ndërkohë, para dy ditësh Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njoftoi se ekspertët e IT-së kanë finalizuar angazhimet e tyre për rregullimin e dëmit të shkaktuar nga sulmet e hakerëve, duke mundësuar që të fillojë pagesa e pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë dhe refundimeve të ndryshme. /SHENJA/

MARKETING