(VIDEO) Doganierët mund t’i nënshtohen “testin të së vërtetës” për të parandaluar korrupsionin

(VIDEO) Doganierët mund t’i nënshtohen “testin të së vërtetës” për të parandaluar korrupsionin

“Situata me korrupsionin në pikat kufitare dhe vijën e gjelbër që nga pavarësia e shtetit e deri më sot mbetet komplekse. Në përgjithësi, korrupsioni në pikat kufitare prek dy segmente themelore të vendit, atë të sigurisë dhe ekonomisë”. Kështu deklaroi koordinatori nacional për menaxhimin e kufirit, Vlladimir Pivovarov, në konferencën e sotme për fillimin e debateve publike me temë “Përcaktimi i integritetit të të gjithë zyrtarëve që punojnë në punë me rrezik të lartë në vijën kufitare duke aplikuar poligraf, si masë parandaluese për parandalimin e korrupsionit të mundshëm”.

VLLADIMIR PIVOVAROV, KORDINATORI NACIONAL PËR MENAXHIMIN E KUFIRIT

“Nëse kemi vetëm një zyrtar të korruptuar në vijën kufitare, është e mundur që të kalojnë narkotikë, armë, eksplozivë dhe terroristë, të cilët do të shkelin sigurinë kombëtare. Parë nga pikëpamja ekonomike, mund të ndodh importi  i repromaterialeve që nuk doganohen ose doganohen me një normë doganore më të ulët” .

Ai theksoi se një zyrtar i korruptuar në vijën kufitare mundëson përhapjen e ekonomisë gri, duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit dhe ekonomia gri merr pjesë në bruto prodhimin tonë vjetor sipas bankës botërore me 36%, ndërsa pjesa më e madhe e ekonomisë gri nis pikërisht nga hyrja e mallrave në vend nëpërmjet pikave kufitare.

Pivovarov vlerësoi se mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem të vështirë është përdorimi i poligrafit si instrument për të përcaktuar integritetin e të gjithë zyrtarëve që punojnë në punë me rrezik të lartë në vijën kufitare.

VLLADIMIR PIVOVAROV, KORDINATORI NACIONAL PËR MENAXHIMIN E KUFIRIT

“Përdorimi i poligrafit përjashton çdo mundësi ndikimi të natyrës subjektive apo objektive. Kjo është një sfidë madhore për çdo shoqëri, propozim që do të diskutohet në të gjitha nivelet për të arritur një zgjidhje përfundimtare që korrupsioni në vendkalimet kufitare duhet të çrrënjoset. Propozimi do të ndeshet me një reagim të fortë nga ata që tashmë janë të korruptuar”.

Pivovarov theksoi se është e padiskutueshme që zhvillimi i mëtejshëm i sistemit kombëtar për menaxhimin e integruar të kufinjëve  në përputhje me standardet evropiane, do të përmisojë sigurinë kombëtare të kufijve dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë një qasje të përbashkët më efikase dhe trajtimin e koordinuar të kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme për sigurinë kufitare kombëtare dhe evropiane, sigurinë kufitare në tërësi dhe atë në radhë të parë terrorizmin, migracionin ilegal, korrupsionin dhe format tjera të krimit të organizuar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING