(VIDEO) Do të vendoset tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë ditës

Do të ketë rrymë të lirë për dy orë gjatës ditës, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjetikës, Marko Bislimovski. Ende nuk është përcaktuar periudha gjatë së cilës do të ketë rrymë të lirë për dy orë, por sipas gjitha gjasave po analizohet periudha nga ora 11 deri në 16:00.

MARKO BISLIMOVSKI, KRRE

“Se kur do të jetë saktësisht do të tregojnë analizat që po i bëjmë, por do të jetë në një periudhë kur çmimi i rrymës është më i lirë. Është e qartë se tarifa e lirë do të vendoset, pra do të kthehet sërish ashtu siç e kishim premtuar kur e anuluam kur ne si vend u përballëm me një krizë dramatike energjetike dhe me çmime të larta dramatike”

Bislimovski tha se praktika e tarifës së lirë po ndjek vetëm tregun e energjisë elektrike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon.

Ai shpjegoi se qëllimi ynë i vetëm për dy orët e lira është të dërgohet një sinjal për të blerë energji elektrike të lirë nga fotovoltaikët dhe të kursejmë ujin si një burim shumë i rëndësishëm.

Ai theksoi se edhe në periudhën e dimrit gjatë ditës do të ketë çmim më të ulët të energjisë elektrike për shkak të rritjes së prodhimit nga fotovoltaikët.

Deri në fund të vitit pritet të instalohen fotovoltaikë me fuqi prej 250 deri në 300 megavat.

/SHENJA/

MARKETING