(VIDEO) Dita botërore e shëndetësisë, viti i shëndetit të nënave dhe foshnjeve

(VIDEO) Dita botërore e shëndetësisë, viti i shëndetit të nënave dhe foshnjeve

Ministria e Shëndetësisë punon vazhdimisht në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e vendit, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se personeli mjekësor ka qenë vazhdimisht në shërbim aktiv të qytetarëve.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Dita e 7 prillit është dita e shëndetësisë, për arsye të ditës së themelimit të organizatës botërore të shëndetësisë në vitin 1948. Kënaqësi që e kemi edhe drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili është një prej mbështetësve kryesor të Ministrisë së Shëndetësisë në të gjitha projektet zotëri Akim Ali dhe kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë”.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Akim Ali tha se RMV ka shënuar progres në fushën e mjekësisë, por theksoi se i duhet akoma punë për t’u zhvilluar edhe më shumë.

AKIM ALI, PËRFAQËSUES I ORGANIZATËS BOTËRORE E SHËNDETËSISË

Këtë vit jemi fokusuar tek shëndeti i nënave, shëndeti i foshnjave të posalindura, që është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit. Vërtet punë shumë të mirë kanë bërë mjekët tuaj dhe të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe Maqedonia e veriut ka arritur shumë të zhvillohet por ka akoma punë”.

Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve tha se dy qëllimet kryesore të shoqatës janë edukimi i vazhdueshëm i mjekëve dhe ruajtja e reputacionit të tyre.

SINKRON: GORAN DIMITROV KRYETAR I SHOQATËS SË MJEKËVE

Komuniteti ynë I cili numëron diku 7-8 mijë mjek medicional është vazhdimisht në rritje dhe në realizim të 2 qëllime të shoqatës së mjekëve, të cilat janë organizim I vazhdueshëm I edukimit mjekësor sepse edukimi I mjekëve nuk përfundon me mbarimin e universitetit si dhe ruajtja e reputacionit të mjekëve në vendin tonë”.

Për nder të 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, Shoqata Mjekësore e Maqedonisë organizon takim në të cilën mbajtën fjalime përfaqësues të ndryshëm të institucioneve shtetërore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

preload imagepreload image